Lexoni edhe:
Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Kosovës duhet të përsëritet
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Presidenti serb,në takimet që po i zhvillon me strukturat politike dhe qytetarët nëpër Serbi, shihet hapur se i ka rënë serish pishman,edhe marrëveshjes së dakorduar në Ohër, fillimisht për dy pika, e në të ardhmen, nëse i ecë kjo aventurë mundë ta kundërshtojë edhe pika tjera. Andaj habit fort fakti se si faktori ndërkombëtar, e më konkretisht vet ndërmjetësuesit nga SHBA dhe BE nuk kanë reaguar dhe siç e kërkon rasti, pas deklarimeve refuzuese të kriminelit dhe pasardhësit të Millosheviqit Aleksandër Vuçiq.
-Ndërmjetësuesit ndërkombëtar, SHBA dhe BE, duhet të jenë shumë më të ashpër e paralajmërojnë me kohë dhe më seriozisht Serbinë, se nuk do të pranohen deklarimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiqi sipas të cilit Serbia nuk do ta zbatojë marrëveshjen e dakorduar në Ohër me kryeministrin Kurti në përbërjen e sajë të plotë, sidomos pikat të cilat tërthorazi nënkuptojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës! Për habi ndodhi një reagim i vetëm më tepër këshillues për Kosovën, se sa paralajmërues, apo tërheqje e vërejtjes ndaj presidentit serb dhe ai nga ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, i cili konkludon se marrëveshja e Ohrit është një ndër më të mirat që mund të kishim shpresuar dhe se Kosova do ta ketë më të lehtë me Serbinë, edhe pse njëherë s’ka njohje reciproke.
Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Kosovës duhet të përsëritetLexoni edhe:
Për aq më tepër në vend të SHBA-ve dhe BE-së, si ndërmjetësuese, ish zëdhënësi I NATO-s Jamie Shea inkurajon vendet e tjera ta njohin shtetin e Kosovës dhe përkujton Serbinë, se Vuçiq ka marr obligim serioz ndërkombëtar me akordimin e marrëveshjes, pavarësisht pse nuk është e nënshkruar, dhe e njëjta duhet të zbatohet pike e presje sepse nuk ka qenë dhe nuk është diçka e pa paralajmëruar dhe pa analizuar, se Vuçiq me kohë e ka ditur çfarë po i ofrohet për të nënshkruar. Jamie Shea thekson se është më mirë të shihet se si po zbatohet marrëveshja, në vend se të vendoset për të refuzuar të gjithë atë ose pjesë të sajm ngase marrëveshja u negociua nën kujdesin e BE-së gjatë disa muajve përpara se të dakordohej për te, nga kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq në Ohër. Kështu që presidenti Vuçiq e dinte shumë mirë, paraprakisht se çfarë për çfarë po dakordohej e çka nënshkruante dhe kishte mjaft kohë për të menduar për këtë përpara se të miratonte dokumentin.
Prandaj, ajo që është negociuar duhet të zbatohet nga të dyja palët”, edhe nga Serbia tha ai, sepse udhëheqja politike ka të bëjë me guximin për të bërë gjëra të nevojshme, edhe kur ato janë të vështira, me formimin e opinionit publik dhe jo thjesht ndjekjen e tij. Sa i përket raporteve Kosovë-Serbi, Jamie Shea thotë se shembulli më i mirë për t’u bazuar është marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut që sipas tij, tashmë është frymëzim për vendet tjera në rajon. Por, se kush po qëndron prapa deklaratave të Vuçiqit, vet presidenti serb është më i miri për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.
Nga ana ime do të thosha vetëm se nëse të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për të krijuar paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve do të duhej të kishin vlerësime 100% të miratimit nga opinioni publik vendas, nuk do të krijohej kurrë paqe në botë. Udhëheqja politike ka të bëjë me guximin për të bërë gjëra të nevojshme, por të vështira. Ka të bëjë me formimin e opinionit publik dhe jo thjesht ndjekjen e tij. Shikoni marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Disa vite më parë të gjithë thanë se këto dy vende nuk do të bënin kurrë kompromis për emrin e Maqedonisë së Veriut. Pastaj erdhën dy liderë të guximshëm politikë, të cilët e zgjidhën çështjen.
Pati disa protesta të shkurtra nga kampet nacionaliste të pakicave në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe më pas heshtje. Të gjithë vazhduan dhe u përqendruan në mundësitë e së ardhmes dhe jo në antagonizmat sterile të së shkuarës. Mund të shpresoj se ky shembull i mirë i lidershipit politik do të frymëzojë të tjerët në rajon”, ka deklaruar ish zëdhënësi I NATO-s Jamie Shea. Por i trimëruar nga heshtja e BE-së dhe SHBA-ve, Vuçiq pak ditë më parë deklarojë se nuk do ta zbatojë tërë marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën,dhe se gjoja, në mandatin e tij presidencial Kosova do të vazhdon të jetë «pjesë» e shtetit dhe kushtetutës serbe dhe se kinse «nuk do të lejohet» anëtarësimi në OKB dhe organizata të tjera me peshë rajonale e ndërkombëtare. Po ashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se pavarësisht pasojave, Serbia e zbaton planin evropian deri në pikën ku kalohen vijat e kuqe, alarm ky që paraprakisht, paralajmëron dështimin e marrëveshjes së dakorduar me 18 mars në Ohër, nëse SHBA dhe BE, nuk u kundërvihen seriozisht çmendurive të Aleksandër Vuçiqit , Ivica Daçiqit dhe elitës kriminale serbe, që përbëjnë mbetjet e regjimit të kasapit të Ballkanit kriminelit Sllovbodan Millosheviq!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".