Szczesny i frikësuar pas problemeve me zemër zbulon detajet nga goditja e fuqishme: Dhimbje në gjoks, s’mund të merrja frymë

  • S.A /
  • 14 April 2023 - 13:12
Szczesny i frikësuar pas problemeve me zemër zbulon  detajet nga goditja e fuqishme:  Dhimbje në gjoks, s’mund të merrja frymë

Wojciech Szczesny i ka siguruar tifozët rreth gjendjes së tij shëndetësore pasi mbrëmë ndjeu shenja të dhimbjes në gjoks gjatë ndeshjes me Juventusit dhe Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.

32 vjeçari u largua nga fusha derisa e mbante dorën në gjoks dhe po përcillej drejt bankinës nën përkujdesjen e stafit mjekësore të klubit para përfundimit të pjesës së parë, transmeton "Kosova Sot Online".

Portieri u pa me lot në sy derisa po e lëshonte fushën, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri e zëvendësoi atë me Mattia Perin.

Juventusi konfirmoi se Szczesny, i cili më pas vazhdoi në dhomën e zhveshjes, ishte mirë sa i përket frymëmarrjes.

(Kosova Sot Online )