Al Nassr me ofertë astronomike për Zidanen: Francezi mund të bëhet trajneri më i paguar në histori të futbollit

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 09:23
Al Nassr me ofertë astronomike   për Zidanen: Francezi mund të bëhet trajneri më i paguar në histori të futbollit

Arabia Saudite në kohët e fundit është aktivuar shumë për të marrë emrat e mëdhenj të futbollit, derisa ofertat e majme financiare nuk mungojnë. I fundit që po bën xhiron në listën e Al Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos , është Zinedine Zidane në përpjekje për ta punësuar atë si trajner, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mediat saudite flasin për 120 milionë euro për dy sezone, ose 60 milionë në vit.

Lexo po ashtuRonaldo e fton personalisht te Al-Nassr trajnerin me të cilin arriti suksesin më të madh në karrierë

Deri më tani, përfaqësuesit e trajnerit francez nuk i janë përgjigjur kësaj oferte që do të shkaktonte furtunë.

Pyetja është nëse Zidane do të pranonte të kalonte në një nivel kaq të ulët futbolli, duke pasur parasysh se do të ketë gjithmonë oferta nga Evropa dhe se i pëlqen të jetojë në Madrid.

Pas shkarkimit të Rudi Garcias, Al Nassr emëroi Dinko Jelicic si trajner të përkohshëm, por synimi i klubit nga Arabia Saudite është të ribashkojë Ronaldon dhe Zidanen.

Rudi Garcia u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit dhe për shkak të mosmarrëveshjes konceptuale me dhomën e zhveshjes. Jelicic, ish-trajneri i ekipit të të rinjve saudit, është trajneri i përkohshëm, por ideja është të gjendet një trajner i profilit të lartë.

Al Nassr është i dyti në ligë, tre pikë pas Al Ittihad me 23 nga 30 ndeshje të luajtura. 

(Kosova Sot Online )