Ky është 10 vjeçarin me prejardhje nga Kosova, kampion në Thaiboks

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 16:18
Ky është 10 vjeçarin me prejardhje nga Kosova, kampion në Thaiboks

Dhjetë vjeçari me prejardhje nga Kosova, Ernes Kurti, është kampioni gjerman në Thaiboxer. Vëllezërit Kurti janë nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe që merren me këtë sport, transmeton "Kosova Sot Online"

Ernesti, 10 vjeçar dhe vëllai i tij 8 vjeçar, Esad Kurti, janë duke shkëlqyer në këtë sport. Luftërat e fituara e titujt e sjellur në shtëpi nga eventet më të njohura botërore janë vetëm disa nga sukseset e luftëtarit të pa mposhtur në këtë sport, Ernes Kurtit, raporton Sudkurier.

Ernesi e ka fituar edhe luftën që e ka zhvilluar në këtë sport me 1 prill 2023, në WKU Schweiz frauenfeld, në kategorinë K-1. E në mesin e kampionëve të Gjermanisë, 6/22, në Ingolstad, Bayern, u vlerësua edhe Ernesi.

Gjithashtu, Ernesi, nuk u ndal duke kërkuar fitore të reja në luftërat që do t’i zhvillonte në vazhdim, kështu ai rrëmben titullin e kampionit në kategorinë K-1 në qytetin e Bad Windsheim, në përiferi të Wurzburgit. Ndërsa, Italia ishte vendi ku sportisti i talentuar në Muay Thai (Thaiboxer), arriti të dilte 3 herë i pari në garat që zhvilloi në: Muay Thai, Kik-boks dhe K-1.

Ai u shpërblye edhe në Kampionatin Ndërkombëtar 2021/11 që u zhvillua në ISKA, në Würzburg, në sportin e Thaiboxer. Por ai që e edukon kaq mirë e kaq fuqishëm në këtë sport është trainer i tij, Ralf Hasenohr, në klubin Tai Box në Singen.

Pas gjithë këtyrë arritjeve të një pas njëshme të këtij të riu të talentuar, kanë shkruar edhe gazetat dhe portalet më të njohura gjermane.

Në fotot më poshtë mund t’i shihni vëllezërit Ernes dhe Esad Kurti, të cilët po thyejnë barrierat në këtë sport. Ata mund t’i ndiqni edhe në kanalin e tyre zyrtar në YouTube, me emrin “Kurti Brother”.

(Kosova Sot Online )