Milani barazon rekordin e Juventusit në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 08:23
Milani barazon rekordin e Juventusit në Ligën e Kampionëve

Milani e arriti sonte kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli eliminoi Napolin në çerekfinale të kësaj gare, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 1:1, teksa kampioni në fuqi italian kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 1:2.

“Rossonerët” e sigurojnë pjesëmarrjen në gjysmëfinale për herë të parë pas 16 vjetësh.

Hera e fundit ishte viti 2007, kur “Kuqezinjtë” edhe ishin shpallur kampionë të Evropës.

Milani tani ka barazuar rekordin e Juventusit, duke u bërë vetëm skuadra e dytë italiane që do të luajë për herë të shtatë në gjysmëfinale në epokën e Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )