Fitore historike e merituar e Kryeministrit Kurti kundër Devollit, mafio oligarkë të inkriminuar

Fitore historike e merituar e Kryeministrit Kurti kundër Devollit, mafio oligarkë të inkriminuar
Fitore historike e merituar e Kryeministrit Kurti kundër Devollit, mafio oligarkë të inkriminuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 19 April 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani

Tani, ndonëse është e vonuar kjo fitore e Qeverise Kurti (nuk kam qenë dhe kurrë nuk do jem në jetën time, anëtar i ndonjë bande politike), pra duke i uruar FITORE HISTORIKE KUNDËR BANDAVE HAJDUTËSH dhe shumë i gëzuar është RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, nga Zhuri i krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë. Kur kam thënë në këtë gazetë dhe nga kjo gazetë i merrnin shkrimet e mia gazetat nga Shqipëria, Maqedonia, se do vie koha dhe do të zbardhen të gjitha hajnit dhe kjo si thonë nga viset e mia të thella."..kjo është e nisura e fillit." Dale -dale se ka çka për të dalë dhe lexuesi, populli nuk thoshte kot se ky Zhuriani është "evlia".

-Shkrimin sot po e nisi me lutje të madhe për lexuesit e "KOSOVA SOT ONLINE", të klikojnë në këtë gazetë se sa vite dhe sa qindra shkrime kundër kësaj bande kundër shtetit dhe kurrë nuk guxuan të dalin me reagim sepse shkruaja se cili ishte bashkëpunimi i tyre me kriminelët serbian dhe me udbashin me librezë zyrtare që quhet Baton Haxhiu, këtë qunin e Fazli Qelit, se si deshën t´i helmojnë e t´i tredhin shqiptarët që të mos shtohen, me krunde derrash dhe i shisnin për miell dhe kjo racë e poshtër nuk i shpërndau në Serbi, por në Kosovë dhe Shqipëri, qëllimisht. Shih për këtë, kjo bandë serbiane, kurrë nuk dolën me reagim për t´i lidhur kijet me mua, por ngritën padi penale në qytetin e Kölnit, në Gjermani dhe kërkonin 10 mijë euro që t´i largoj shkrimet.

Ata mendonin se RESHAT BADALLAJN-ZHURIANI e frikësonin si disa analist “bythëqiqre”,po e përsëris, analist e gazetar bythëqiqre, që lehnin për pushtetar, lehnin për gjynah taman si ata qentë që lehin pas hënës. Padinë e bën te një grup avokatësh, sipas emrit do të duhej të ishte zonja boshnjake, por me mbiemër Kelmendi. Qofsha i gabuar, por mendova se banda serbiane "DEVOLLI", por i prirë nga spiuni e këlyshi i SNAJPERISTIT DHE KASAPIT TË GJAKSORIT , Slobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqit, po kush tjetër, pos atij udbashit me librezë zyrtare, Baton Haxhiut, bile ky këlysh me dy këmbë ishte hallakatur përse nuk i lanë me i tredhur shqiptarët që të mos shtohen si popull, shkon turr e vrap te ministri në Shqipëri, për tu ankuar. Ministrin e kisha mik në facebook dhe e largova pa një pa dy.

Plasi në Kosovë skandali kundër kësaj bande dhe kinse u dënuan me 500.000 euro dhe vetëm një zot e di se a i kanë paguar apo jo. Dhe, unë kërkoja dhe i dërgoja pastaj këtyre zotërinjve dhe zonjave në Koln: "hajde dalim në gjyq!" , deri kur me shkruan që të mos i shkruaja më dhe e humbën si shurra e pulës. Në fakt unë nuk kisha asgjë kundër familjes "DEVOLLI, mos e bëftë i madhi Zot, por unë kisha kundër banditëve që po e vrasin qytetarin e po e helmojnë qytetarin, po e tredhin shqiptarin, po e varfërojnë buxhetin e shtetit dhe duke bërë dyzen ahengu me gjakësor serbo-çetnik, të gjakut të Drazh Mihajlit, që ne shqiptarët e njohim si çetnik Drazha.

Tani, ndonëse është e vonuar kjo fitore e Qeverise Kurti (nuk kam qenë dhe kurrë nuk do jem në jetën time, anëtar i ndonjë bande politike), pra duke i uruar FITORE HISTORIKE KUNDËR BANDAVE HAJDUTËSH dhe shumë i gëzuar është RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, nga Zhuri i krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë. Kur kam thënë në këtë gazetë dhe nga kjo gazetë i merrnin shkrimet e mia gazetat nga Shqipëria, Maqedonia, se do vie koha dhe do të zbardhen të gjitha hajnit dhe kjo si thonë nga viset e mia të thella."..kjo është e nisura e fillit." Dale -dale se ka çka për të dalë dhe lexuesi, populli nuk thoshte kot se ky Zhuriani është "evlia".

Përse nuk i fajësoja në tërësi këtë bandë Devolli? Këta nuk ishin të pa lagur natyrisht, por faji qëndronte te kryebanditët, te krye vagabondët, te kryekriminelët, te krye hajnat, te krye langonjtë që e kishin bërë zap dhe pifti sistemin e kalbur gjyqësor dhe nuk guxonte askush t´ia prishte tymin e duhanit kësaj bande serbiane.

Kryebanditët, krye hajnat, qëllimisht i linin këta të bredhin në serbi, vetëm e vetëm këta kryebanditët të pasurohen; që populli i njihte që nuk kishin as brekë as çorape, nuk e kanë ngopur kurrë ama kurrë barkun me bukë dhe u bënë super milioner, jo milionerë po super milionerë dhe kjo racë idiotësh siguruan pasuri jo më pak se 30 breza dhe merreni me mend bile kjo racë langonjsh ecin me fedellek, duke menduar se nuk i njeh mëhalla, fshati,qyteti, Kosova, se kush ishin këta leckaman. Po si të mos i njohësh që për dasmën kur e bëjnë dalin në komshi dhe marrin duvakun e nuses së huaj e ja vënë nuses që e marrin dhe të nesërmen ja kthejnë prapë, po si nuk i njeh populli këta KRYEHAJNA që deri dje e kanë ngrënë sapunin për djathë dhe peshkut i ka thënë sorrë dhe mishin e peshkut nuk e dallonte nga mishi pulës dhe pastaj bëhet me pesë vetura dhe me oborr me pishina që komplet humbte edhe kali i lumit Nil, po si nuk i njihte populli që në shtëpi e kishin vetëm një kali dhe atë e di se ngjyrë bardh ishte, dhe shkreti kal ishte asht e lëkurë dhe ky pis tani vë edhe kollare që më përkujton dikur moti i shponim qentë nga tërbimi dhe i vinim në qafë.

Edhe dhe këta langonj shkuar langonjve e bënë Kosovën sallamadi, hallakamë dhe bënin dyzen ahengu me serbianët me def e me harmonikë:ngek, ngek, ngek hiq pa ja nda dhe atë në restaurantet më të shtrenjta të botes ku një litër verë kushton jo më pak se 1200 euro, shiten tokat e popullit dhe me këto paraju i blinin rospive limuzina. Eh, more burra dhe ju gra, po kërkoj falje për tokë e për qiell nga ju që të më falni që po shprehem kështu dhe askush të mos mendoj se i kam humbur elementet e kulturës shqiptare po jam i detyruar:" ...shkova të spitalin në Prishtinë për të vizituar një mik dhe fep erdhi faqe zezë me xhip, grua e një kryehajni,gruaja e një kryebanditi dhe kur e pash aq gërdi më bëri që e kisha në plan të hy në rendin e maxhës me gruan te shtëpia, kur e kujtoja këtë faqe zezë nuk bëra gjë se kjo i kishte fajet. Nuk e harrova fytyrën e kësaj faqe zeze një javë...", dua të them se kot e kishin, blejti çka të duash ajo është faqezezë dhe faqezezë do jetë sa të jetë toka e qielli.

Përse e thash këtë? Se me para të popullit, me djersën e taksapaguesve, me hajni ja ka blerë këtë xhip kësaj faqe mushke. Dikush pyet ku e din ti? Po si të mos e di kur ky KRYEHAJN ka pritur kur po i vjen vëllai nga shkolla me iá marrë "patikat dhe brekët" dhe më thuaj si u bë super milioner më i fortë se BILL CLINTONI? Për të mos i ra muhabetit rrotull se do shkruaj libër jo më pak se 500 faqe, duhet shkuar deri në fund këtij muhabeti dhe jo me lënë me kaq, por kush e ka kuptuar ja tregova rrugën se ku duhet ndjekur që i bie duhet hetuar pasuria e kryebanditëve, krye hajnave, kryekriminelëve që i kanë lënë të lirë këta dhe kanë bashkëpunuar për tu pasuruar grazhdin e mos e gëzofshin për jetë e mot dhe një gjë ju garantoj me kokën time se nuk kanë për ta gëzuar se kështu është fati i tyre kur pasurohesh me hajni dhe me haram. Burgu është pak për këtë racë antishqiptare dhe anti shtetërore, publikisht e them për këtë racë duhet në litar si krishtin në kryq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".