Lampardi regjistron “rekord të zi” si trajner i Chelseat

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 08:41
Lampardi regjistron “rekord të zi” si trajner i Chelseat

Frank Lampard ka regjistruar një rekord negativ si trajner i Chelseat, transmeton "Kosova Sot Online". “Blutë” pësuan humbje nga Real Madridi edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ashtu si ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu”, edhe në “Stamford Bridge” ndeshja u mbyll 0:2 në të mirë të “Los Blancos”, që siguruan kalimin për në gjysmëfinale. Kjo ishte ndeshja e katërt e londinezëve me trajner Lampardin, si dhe humbja e katërt radhazi. Kësisoj, 44-vjeçari bëhet trajneri i parë i Chelseat që nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e tij të para.

(Kosova Sot Online )