Ancelotti paraqitet i lumtur për kualifikimin: Tash do ta kërkojmë finalen

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 10:53
Ancelotti paraqitet  i lumtur për kualifikimin: Tash  do ta kërkojmë finalen

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur me kualifikimin e Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

“Los Blancos” e eliminuan në çerekfinale Chelsean, të cilin e mposhtën në përballjen e dyfishtë me rezultat identik, 2:0 në “Santiago Bernabeu” dhe 2:0 në “Stamford Bridge”.

E trajneri italian nuk ngopet me kaq. Ai po mendon qysh tash për hapin tjetër, e që është finalja e Stambollit, derisa në gjysmëfinale do të përballet me gjasë me Manchester Cityn, i cili e ka një avantazh prej tre golash ndaj Bayern Munichut para lojës së sontme të kthimit çerekfinale në “Allianz Arena”.

“Jemi të lumtur që jemi në një tjetër gjysmëfinale. Do të luftojmë për ta arritur finalen. Ishte një ndeshje e vështirë, ashtu siç pritej. Chelsea e bëri një pjesë të parë të madhe, Courtois na ndihmoi ta ruanim rezultatin e barabartë. Pjesa e dytë e jona ishte më e mirë, ishim në gjendje ta qarkullonim topin”, deklaroi trajneri i Realit pas lojës. Reali synon ta mbrojë titullin e kampionit evropian.

(Kosova Sot Online )