Arbnor Ramadani e afron Gjilanin me finale të Kupës

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 15:40
Arbnor Ramadani e afron Gjilanin me finale të Kupës

Gjilani ka kaluar në epërsi në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj Llapit. transmeton "Kosova Sot Online".

Gjilanasit po avancojnë 1:0 falë golit të realizuar nga Arbnor Ramadani në minutën e 34-t.

“Skifterat” e kishin fituar edhe lojën e parë në udhëtim, 2:1, ndërsa tash po shkojnë me hapa të sigurt drejt finales së madhe, ku mund të takohen me Prishtinën, e cila po avancon ndaj Vushtrrisë, 3:0. 

(Kosova Sot Online )