Zyrtarizohet vendimi: Greku Akis Vavalis, trajneri i ri i Dritës

  • S.A /
  • 24 April 2023 - 08:03
Zyrtarizohet vendimi:  Greku Akis Vavalis, trajneri i ri i Dritës

Akis Vavalis  tash e tutje  edhe zyrtarisht është pasardhësi i Arsim Thaqit, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga pozita e trajnerit te Drita, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi gjilanas ka njoftuar zyrtarisht këtë të diel për arritjen e marrëveshjes me trajnerin grek.

Vavalis me Dritën ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një sezon më shumë.

Njoftimi i plotë nga klubi i Dritës (pa ndërhyrje):

“Klubi jonë, FC DRITA ka knaqësin të prezantoj trainerin e ri të klubit Vavalis nga Greqia.

Vavalis është pritur nga drejtori gjeneral z. Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.

Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundesi vazhdimi edhe për nje vit tjetër.

Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner.

Treneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolaos Karabetaki.

(Kosova Sot Online )