Sa janë reale pritjet që Napoli të shpallet kampion në xhiron e ardhshme?

  • S.A /
  • 24 April 2023 - 08:11
Sa  janë reale pritjet që  Napoli të shpallet kampion në xhiron e ardhshme?

Napoli fitoi sonte 0:1 kundër Juventusit, kështu që matematikisht mund të kurorëzohet si kampion i Italisë në fundjavën e ardhshme, transmeton "Kosova Sot Online".

Napolitanët kryesojnë në tabelë me 78 pikë pas 31 xhirove, 17 më shumë se skuadra e pozitës së dytë.

Me shtatë ndeshje të mbetura deri në mbyllje të sezonit 2022/23 në Serie A, pra në lojë janë edhe 21 pikë.

Napoli tashmë mund të shpallet kampion në Itali javën e ardhshme, nëse mposht Salernitanan, të shtunën e 29 prillit, dhe Lazio barazon ose humb kundër Interit, të dielën. Napoli është në pritje të “Scuddettos” që prej vitit 1990, kur e kishin fituar titullin e dytë në histori të klubit. Deri më tani në këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka regjistruar 25 fitore, tri barazime dhe tri humbje. 

(Kosova Sot Online )