Bota e sportit zhytet në zi të thellë, kalorësi Dean Holland vdes pas aksidentit të pësuar në garë

  • S.A /
  • 24 April 2023 - 10:42
Bota e sportit zhytet në zi të thellë, kalorësi Dean Holland vdes pas aksidentit të pësuar në garë

Bota e sportit është në zi sot. Kalorësi Dean Holland ka ndërruar jetë sot pas aksidentit që e pësoi së fundmi.

34 vjeçari u rrëzua me kalin e tij në “Donald Racecourse” sot dhe nga lëndimet e pësuara, fatkeqësisht ndërroi jetë, shkruan “Daily Mail”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Holland ishte viktimë e një tollovie mes garuesve në garën e mbajtur në Victoria, në afërsi të Melbournet në Australi. Për të, rrëzimi në shpejtësi ishte fatal, ndërsa garuesi tjetër që u rrëzua, Alana Kelly, arriti t’i shmangej turmës.

Racing Victoria dhe Asociadioni i Victorian Jockeys i shprehën ngushëllime familjes së viktimës, i cili i la prapa gruan dhe katër fëmijët e tij. Holland ishte një kalorës i dalluar me plot suksese, ndërsa e kishte pasion të madh kalërimin. 

(Kosova Sot Online )