Jonathan David jep sinjalet për një transferim të mundshëm në Ligën Premier

  • S.A /
  • 24 April 2023 - 15:47
Jonathan David jep sinjalet për një transferim të mundshëm në Ligën Premier

Jonathan David është duke kaluar nëpër një sezon të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me fanellën e skuadrës franceze Lille, transmeton "Kosova Sot Online".

 Sulmuesi kanadez është padyshim lojtari kryesor i Lille ku këtë edicion po shënon e asiston pandërprerë. 23-vjeçari ka realizuar 23 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 34 ndeshje zyrtare mes kampionatit francez dhe Kupës.Ai është objektiv i skuadrave angleze si Manchester United, Chelsea e Liverpool, teksa i ka dhënë sinjale pozitive atyre se mund të luaj në të ardhmen në Ligën Premier.

“Sa i përket të ardhmes time mund të them se jam i fokusuar në kthimin e këtij klubi të madh në Evropë, aty ku e ka vendin dhe për pjesën tjetër të shohim”.

“Transferim në Ligën Premier? Pse jo, është një nga ligat më të mira në botë”, tha David.

Por përveç skuadrave angleze, David kërkohet edhe nga gjigantët tjerë evropianë si Real Madrid, Bayern Munich, Milan dhe Paris Saint Germain.

Lille është gati ta lë të lirë të largohet yllin e tyre nëse vije ndonjë ofertë mbi 70 milionë euro.

(Kosova Sot Online )