Castellanos me katërgolëshin ndaj Realit e bëri historinë e cila s’kishte ndodhur që nga viti 1947

  • S.A /
  • 26 April 2023 - 08:52
Castellanos me katërgolëshin ndaj Realit  e bëri historinë  e cila  s’kishte ndodhur që nga viti 1947

Sulmuesi i Gironës, Taty Castellanos e shkroi emrin e tij në histori të futbollit.Në fakt, ai i realizoi katër gola brenda një loje kundër Real Madridit në La Liga për herë të parë që nga viti i largët 1947, transmeton "Kosova Sot Online".

Castellanos ishte i pandalshëm në triumfin e madh të ekipit të tij me rezultat 4:2 mbrëmë.

Ai i shkatërroi i vetëm kamionët aktualë duke ua shuar edhe shpresat e pakta që  i kishin për titull të kampionit, i cili sipas të gjitha gjasave do t’i takojë Barcelonës.

Castellanos është i huazuar në Girona nga klubi amerikan i ligës MLS, New York City FC, ndërsa shënoi nga dy herë në të dyja pjesët për t’ia siguruar ekipit të tij fitoren kundër ekipit të Carlo Ancelottit.

Girona dhe Neë York City janë klube motra të Manchester Cityt pasi e ndajnë të njëjtin pronar.

Lojtari i fundit që i kishte realizuar katër gola ndaj realit në LA Liga ishte Esteban Echavarria i Real Oviedos në vitin 1947.

Ndërkaq, sulmuesi aktual i Barcelonës, Robert Lewandowski i kishte shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve ndaj madrilenëve në vitin 2013 derisa ishte pjesë e Borussia Dortmundit.

(Kosova Sot Online )