Barcelona mund të shkojë sonte në +14 ndaj Realit

  • S.A /
  • 26 April 2023 - 13:25
Barcelona mund të shkojë sonte në +14 ndaj Realit

Barcelona e ka një mundësi të artë sonte. Gjiganti katalunas mund t’i afrohet titullit të kampionit me një fitore eventuale ndaj Rayo Vallecanos në udhëtim, në ndeshjen që do të fillojë në orën 22:00, transmeton "Kosova Sot Online".

Aktualisht, “Blaugrana” i kanë 11 pikë më shumë se Real Madridi, i cili mbrëmë e pësoi një humbje shokuese nga Girona, 2:4.

Andaj, ekipi i Xavi Hernandezit me tri pikë sonte do ta mbyllte çështjen e kampionit në La Liga.

Kjo pasi deri në fund të sezonit mbesin edhe 7 xhiro dhe kjo distancë do të ishte e pamundur të shkrihej në këtë periudhë nga “Los Blancos”.

Reali u dorëzua mbrëmë përfundimisht dhe Barça mund ta sigurojë titullin e kampionit në ligën elitare spanjolle qysh javën e ardhshme.

Madrilenët tash janë fokusuar në Ligën e Kampionëve, ku synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit. 

(Kosova Sot Online )