Man City-Arsenal, kjo është vlera e të dy ekipeve në treg

  • S.A /
  • 26 April 2023 - 16:25
Man City-Arsenal, kjo është vlera e të dy ekipeve në treg

Manchester City dhe Arsenali do ta zhvillojnë sonte një ndeshje që mund të konsiderohet si vendimtare për titull të kampionit në Angli. Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit të Premierligës do t’i matin forcat në stadiumin “Etihad”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00, transmeton "Kosova Sot Online ".

Momentalisht, Granit Xhaka me shokë i kanë 5 pikë më shumë se “Citizens”, të cilët megjithatë i kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Skuadra e Pep Guardiolës do ta ketë përparësinë e terrenit vendës dhe në letër është favorite për të fituar.

Bazuar në Transfermarkt, Manchester City ka vlerë më të madhe në treg sesa Arsenali.

Vlera e “Citizens” shkon në 1.05 miliard euro, kurse ajo e Arsenalit në 890 milionë.

Lojtari më i vlefshëm i Cityt është Erling Haaland me 170 milionë euro, kurse te Arsenali Saka me 110 milionë.

(Kosova Sot Online )