Sfidat që do ta përcjellin funksionalizimin e pushteti të ri lokal në komunat veriore të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit

Sfidat që do ta përcjellin funksionalizimin e pushteti të ri lokal në komunat veriore të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit
Sfidat që do ta përcjellin funksionalizimin e pushteti të ri lokal në komunat veriore të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit

Nexhat Haziri

  • 26 April 2023 - 15:41

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Qeveria e Kosovës do të duhet të jetë shumë e kujdesshme që Serbia mos ta materializoj bojkotin e serbëve kosovarë ndaj procesit zgjedhor të së dielës, për të kërkuar një shkallë autonomie për serbët gjoja si mbrojtje e të drejtave të tyre dhe si një mbrojtje edhe nga gjoja ndërhyrjet arbitrare nga Prishtina, siç do mund ta paraqesin edhe procesin e zhvilluar të zgjedhjeve lokale të 23 prillit.

 

Zgjedhjet e të së dielës në veri ishin vetëm një farsë, të cilat nuk do të japin asnjë zgjidhje të problemeve politike, përkundrazi do ta thellojnë edhe më tej hendekun e ndarjes dhe refuzimit. Improvizimi i djeshëm nuk është standard i demokracisë dhe nuk përbën legjitimitet qytetar, përkundër që kanë legalitet juridik dhe kushtetues. Ajo që mbetët sfidë është se si kryetarët e zgjedhur të katër komunave me shumicë serbe, e që janë shqiptar, është se si do ta bëjnë funksional mandatin e tyre dhe si do të ndërtojnë qeverisjen e tyre, qoftë me infrastrukturë qoftë edhe me ekzekutivin e lokal. Pra serbët lokal ashtu siç bojkotuan votimet e të së dielës ashtu do ti bojkotojnë dhe do t'i kundërshtojnë edhe qeverisjen e re të dal nga ky proces zgjedhor dhe kjo tani përbën një sfidë të re jo vetëm për institucionet e reja të qeverisjes lokale por në përgjithësi edhe për vet shtetin e Kosovës. Tani ne do të shohim që serbët do të fokusohen në institucionet e tyre paralele, gjë që forcimi i tyre do ta zbehë tej mase edhe funksionimin e institucioneve të reja të qeverisjes lokale që tashmë udhëhiqen nga kryetar shqiptar. Po ashtu ky realitet i ri do të ndikoj edhe në procesin e draftimit të statusit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tani si i ashtuquajtur "Vetmenagjim" , ku serbët do ta shfrytëzojnë për të kërkuar që ky organizim të ketë kompetenca ekzekutive që do ti paraqesin si nevojë për gjoja realizimin e të drejtave të tyre, pasi pushteti aktual lokal nuk përmbush nevojat e tyre. Qeveria e Kosovës do të duhet të jetë shumë e kujdesshme që Serbia mos ta materializoj bojkotin e serbëve kosovarë ndaj procesit zgjedhor të së dielës, për të kërkuar një shkallë autonomie për serbët gjoja si mbrojtje e të drejtave të tyre dhe si një mbrojtje edhe nga gjoja ndërhyrjet arbitrare nga Prishtina, siç do mund ta paraqesin edhe procesin e zhvilluar të zgjedhjeve lokale të 23 prillit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".