E treta e vërteta, Barcelona e pëson humbjen e të rëndë në La Liga, mposhtet nga Rayo Vallecano

  • S.A /
  • 27 April 2023 - 08:27
E treta e vërteta, Barcelona e pëson humbjen e të rëndë në La Liga, mposhtet nga Rayo Vallecano

Barcelona e ka pësuar humbjen e tretë në La Liga këtë edicion. Katalonasit u mposhtën në udhëtim nga Rayo Vallecano me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit spanjoll, transmeton "Kosova Sot Online". Alvaro Garcia realizoi në minutën e 19-të të ndeshjes, duke kaluar vendasit në epërsi. Rezultati u dyfishua në minutën e 53-të kur shënoi Fran Garcia.

Krejt çfarë bëri Barcelona ishte goli i ngushtimit të epërsisë i shënuar nga Lewandowski në minutën e 83-të.

Përkundër humbjes, Barcelona prin bindshëm në La Liga me 76 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.

Kurse, Rayo Vallecano shënoi fitore të madhe, duke shkuar në kuotën e 43 pikëve në pozitën e nëntë dhe tani është vetëm tri pikë larg pozitës së gjashtë që dërgon në Ligën e Konferencës sezonin tjetër. 

(Kosova Sot Online )