Kërkesa e Serbisë për asociacionin me ultimatum skenar i dizajnuar nga Aleksandër Vuçiqi për dialog të dështuar

Kërkesa e Serbisë për asociacionin me ultimatum skenar i dizajnuar nga Aleksandër Vuçiqi për dialog të dështuar
Kërkesa e Serbisë për asociacionin me ultimatum skenar i dizajnuar nga Aleksandër Vuçiqi për dialog të dështuar

Gani Qarri

  • 27 April 2023 - 07:32

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Insistimi i paprecedent i presidentit serb kriminelit Aleksandër Vuçiq që Kosova e para të themeloj "asociacionin" e komunave me shumicë serbe si parakusht për të filluar edhe Serbia zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes sipas propozimit të BE-së, apo planit Franko Gjerman, është edhe një përsëritje e lojërave të tij, të vjetra djallëzore për të përfituar dhe mashtruar serish Kosovën dhe ndërkombëtarët, sikur ka vepruar me të gjitha marrëveshjet e kaluara,që janë nënshkruar tash e mbi një dekadë nga qeveritë e mëparshme, por nuk janë zbatuar gati asnjëherë nga Serbia hegjemoniste.

-Pasardhësi i Millosheviqit, tani më i njohur në opinion edhe si mashtruesi Vuçiq, ka thënë të mërkurën se gjoja Serbia nuk bënë as kompromis me çështjen kryesore, që sipas tij na qenka i ashtuquajturi «asociacion» i cili tani njihet vetëm si vetë menaxhim i komunitetit pakicë dhe as që ekziston më i emërtuar si "asociacion" në marrëveshjet e dakorduara në Bruksel dhe Ohër.

Për aq më tepër Vuçiq ëndërron se ende është duke biseduar me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, të cilët në takimet në Bruksel shkonin me duar në xhepa dhe Serbia diktonte jo vetëm agjendën e bisedimeve por edhe vendimet të cilat duhej ti implementoheshin nga Kosova, ndaj tani mundohet ti imponojë vendimet edhe kryeministrit Kurti duke kërcënuar se Serbia do ta mbajë fjalën vetëm kur Kosova të plotësojë ato që i kërkohen nga Serbia, sikur bisedimet të mos ishin të ndërmjetësuara nga BE, SHBA dhe ndërkombëtarët, por bëhet fjalë për urdhëresa të aranzhuara nga Serbia fashiste, ndaj një kolonie të nënshtruar, e cila është e detyruar të zbatojë urdhëratë e ish pushtuesit?!

Edhe në konferencën për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, Vuçiqi u përpoq të përcjell diktimet nga Beogradi që Kosova- jo ta projektoi mënyrën e vetmenaxhimit të komunitetit të pakicës serbe dhe të tjerëve, siç është rënë dakord në marrëveshjet e fundit në Briuksel e Ohër, por ta themelojë «asociacionin» me «kompetenca thelbësore» që Serbia të përmbushë pjesën e saj të punës…

Ai tha se është një detyrim që nuk është nënshkruar as në shkurt e as në mars, kështu që ndoshta Serbia «vetëm në shenjë vullneti të mirë» do të bëjë, diçka në mënyrë të njëanshme, që nuk ka të bëjë me obligimin ndaj Kosovës?!

“Ne në Serbi mund të jemi budallenj, tha Vuçiq, por patëm mundësinë të mësojmë nga ajo që po ndodh në botë, e kur ta përmbushni obligimin tuaj, atëherë ne do t’i futemi punës për të përmbushur atë që kemi premtuar publikisht”.

Për aq më tepër edhe në këtë paraqitje publike Vuçiq deklaroi se Serbia nuk do ta përmbushë obligimin e dalë nga marrëveshja në Bruksel e Ohër, që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organet e saj të specializuara.

Krejt kjo dëshmon publikisht, se krimineli Vuçiq përsëri është duke i sfiduar hapur dhe në mënyrën më cinike vet BE-në, SHBA-të dhe shtetin e Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e paprecedent të unitetit ndërpartiak për këtë temë kaq serioze që përcakton edhe fatin politik të shtetit të Kosovës për ecjen e mëtejme në avancimin e shtet ndërtimit si dhe vendosë vulën e madhe historike të përcaktimit përfundimtar të formës kushtetuese, integritetit territorial, sovranitetit të qëndrueshëm dhe anëtarësimit të shtetit të pavarur të Kosovës me të drejta të plota deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".