Driton Kuka lufton edhe për dy medalje olimpike, për ta kompletuar pesëshen e madhe

  • S.A /
  • 27 April 2023 - 11:11
Driton Kuka lufton edhe për  dy medalje olimpike,  për ta kompletuar pesëshen e madhe

Driton Kuka vlerësohet se  është trajneri më i mirë sportiv që e ka pasur ndonjëherë Kosova. Trajneri i suksesshëm i ka fituar tri medalje të arta olimpike deri tash me garueset e tij, por nuk është ngopur ende.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ia zbardhën fytyrën Kosovës me medalje të arta nën drejtimin dhe menaxhimin e Kukës, transmeton "Kosova Sot Online".

E tash, pejani ka zbuluar se në mendjen e tij janë të paktën edhe dy medalje olimpike, për ta kompletuar pesëshen e madhe, aq hallka sa i kanë edhe Lojërat Olimpike.

Kuka e ka publikuar një fotografi nga Gjermania, me ç’rast e ka ngritur dorën dhe i tregon pesë gishta, aq medalje olimpike sa do të donte t’i ketë në karrierën e tij.

Ai i ka ritheksuar edhe medaljet tjera që i kanë fituar garuesit e tij në gara të rëndësishme të xhudos. 

(Kosova Sot Online )