Xhudistet kosovare që po shkëlqejnë, Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova fituan medaljet e bronzta në Kupën Botërore

  • S.A /
  • 29 April 2023 - 09:23
Xhudistet kosovare që po shkëlqejnë, Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova fituan medaljet e bronzta në Kupën Botërore

Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova kanë fituar medalje të bronzta në Kupën Botërore të xhudos – “Asian Kuvajt 2023”, transmeton "Kosova Sot Online".

Fatjona u stolis me të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse Dëbora në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Për të dyja xhudistet ishin medaljet e para për seniore, ku njëherit fituan edhe pikë olimpike.

Të shtunën do të garojnë Shpati Zekaj dhe Rios Kuka.

Kjo Kupë Botërore e xhudos është garë kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024.

(Kosova Sot Online )