Serbia po i numëron orët e fundit para ultimatumit të BE-së për respektim të marrëveshjes me Kosovën ose ndëshkim me sanksione dhe izolim

Serbia po i numëron orët e fundit para ultimatumit të BE-së për respektim të marrëveshjes me Kosovën ose ndëshkim me sanksione dhe izolim
Serbia po i numëron orët e fundit para ultimatumit të BE-së për respektim të marrëveshjes me Kosovën ose ndëshkim me sanksione dhe izolim

Blerim Burjani

  • 29 April 2023 - 09:08

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Nëse Serbia tejkalon limitet e sjelljes dhe rrezikon sigurinë rajonale atëherë do të ndalet në të gjitha mënyrat nga perëndimi, pra ky mund të jetë epilogu i një drame të ardhme që do të ndodhë. Aleksandër Vuçiqi si nxitësi i nacionalizmit apo stimulimit të politikës luftënxitëse , atëherë nuk do të lejohet më tutje të jetë faktor destabilizues sepse do të ketë reagim ndëshkues dhe izolues.

-Nuk i ka mbet edhe shume kohë Serbisë dhe krerëve të këtij shteti, të cilët perëndimi është duke i lutur që të ju bashkohen politikave të shteteve perëndimore, ti respektojnë marrëveshjet e dialogut me Kosovën dhe ti zbatojnë ato. Nuk do të pritet shumë dhe durimit ndërkombëtar do t i vjen fundi. Çdo pengesë që Serbia provon të ja bënë Kosovës në anëtarësim, në kundërshtim me marrëveshjen e akorduar-pranuar, perëndimi do ta kryej punën e vetë edhe pa Serbinë dhe nuk do të merret fare më me të. Tash për tash kjo po ndodhë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Është shumë e sigurt që Serbia nuk do të lejohet ta pengon dhe ta shantazhon tërë bashkësinë ndërkombëtare.

Serbia po i kërcënohet Kosovës për veriun , po iu kërcënohet po ashtu edhe serbëve lokale dhe po angazhohet kundër tyre kudo që po mundet, kundër interesit të tyre. Kjo është me qëllim dhe me tentativa që me pru situatën në gjendje të konfliktit. Mirëpo gjithçka do ta ketë limitin e tolerimit deri në kufirin maksimal, ku do të caktohet një vij e kuqe. Nëse Serbia tejkalon limitet e sjelljes dhe rrezikon sigurinë rajonale atëherë do të ndalet në të gjitha mënyrat nga perëndimi, pra ky mund të jetë epilogu i një drame të ardhme që do të ndodhë. Aleksandër Vuçiqi si nxitësi i nacionalizmit apo stimulimit të politikës luftënxitëse, atëherë nuk do të lejohet më tutje të jetë faktor destabilizues sepse do të ketë reagim ndëshkues dhe izolues.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".