Roma dhe Milani ndeshen sonte në luftë për vendin e katërt

  • S.A /
  • 29 April 2023 - 09:48
Roma dhe Milani ndeshen sonte në luftë  për vendin e katërt

Roma dhe Milan do të zhvillojnë derbin për sot në Serie A, i vlefshëm për javën e 32-të. Kjo ndeshje është e vlefshme për të dy skuadrat, që po luftojnë për një vend në top-katërshe, transmeton "Kosova Sot Online ".

Milani mban pozitën e katërt në tabelë me 56 pikë, aq sa ka edhe Roma një pozitë më poshtë.

Të dy skuadrat janë tre pikë larg pozitës së tretë, ku ndodhet Juventusi, teksa kanë dy pikë diferencë me Interin e vendit të gjashtë.

“Rossonerët” udhëtojnë drejt kryeqytetit italian pas fitores 2:0 ndaj Lecces javën e kaluar, kurse romakët hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes 3:1 ndaj Atalantas.

Ndeshja mes Romës dhe Milanit do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Olympico”.

(Kosova Sot Online )