Milner me plan serioz largimi nga Liverpooli, zbulohet edhe klubi favorit për transferimin e tij

  • S.A /
  • 29 April 2023 - 11:50
Milner me plan serioz largimi nga Liverpooli, zbulohet edhe  klubi favorit për transferimin e tij

James Milner pritet të largohet nga Liverpooli pas tetë sezoneve të kaluara në “Anfield”. “Të Kuqtë” po planifikojnë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe anglezi nuk besohet të jetë më pjesë e planeve të klubit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, pavarësisht moshës, Milner duket se bën pjesë në planet e Roberto De Zerbit. Sipas “The Athletic”, Brigtoni po përgatit një lëvizje për 37-vjeçarin, që planifikon ta bëjë pas përfundimit të këtij sezoni. Mesfushori anglez do të mbetet lojtar i lirë në verë dhe “Pulëbardhat” thuhet se janë të vendosur për të nënshkruar me të.

Burnley është klubi tjetër që ka shprehur interesim për ish-reprezentuesin e Anglisë, por Brightoni shihet si favorit për të siguruar shërbimet e tij. James Milner është pjesë e Liverpoolit nga vera e vitit 2015.

Ai karrierën e ka ndërtuar vetëm në futbollin anglez. Më herët ka luajtur edhe për Manchester City, Aston Villa, Newcastle United e Leeds United.

(Kosova Sot Online )