Aleksandër Vuçiq e ka hequr maskën, qëllimi i tij së bashku më Putinin është ndarja e Kosovës përmes “Zajednicës”

Skender Mulliqi

  • 01 May 2023 - 08:05

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Platformat e vjetra politike të kohës së Millosheviqit, që po zbatohen edhe nga Vuçiqi, nuk do të lejohen. Edhe diçka kur jemi këtu. Të gjithë tashmë e dinë së qëllimi i Serbisë dhe Vuçiqit së bashku më Putinin është ndarja e Kosovës përmes “Zajednicës” famoze. Më së shumti nga ky kënd edhe duhet shikuar bojkotimin e zgjedhjeve nga partitë dhe Lista Serbe.

-Të gjithë jemi dëshmitar se sa gjatë u shty mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat më në veri pas daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës. U shtynë këto zgjedhje për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të shoqëruara me incidente të ndryshme, të sponsorizuara nga Beogradi zyrtar, nga Grupi kriminal rus Vagner, shërbimet sekrete dhe nga Lista Serbe. Kjo e fundit shumë gjatë u tolerua në obstruksionet e saja karshi institucioneve të Kosovës, ku janë edhe pjesë e saj.

Pas thirrjes së vazhdueshme për bojkot të këtyre zgjedhjeve të cilat ishin relativisht të qeta, ishte dashur që kjo listë të përjashtohet nga jeta politike dhe institucionale e Kosovës. Po dihet së ku ishte dhe ku është qëllimi i thirrjes për bojkot të zgjedhjeve. Asociacioni është synim i politikave serbe në përgjithësi. Tjetër. Kjo listë njëjtë si Vuçiqi po e kërcënojnë veriun e vendit me luftë. U panë të rreshtuar në krahë të ushtrisë serbe. Edhe pse dalja ishte e vogël ku fituan kandidatët e partive politike shqiptare, besoj dhe ishte dashur që zgjedhjet të pranohen, edhe pse kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksadër Jabllanoviqi së bashku më Vuqiqin dhe Listën Serbe po i kontestojnë ato. Kësaj radhe bashkësia ndërkombëtare u tregua më e matur, duke i konsideruar më të drejtë zgjedhjet si legjitime, për faktin se jemi shtet sovran dhe i pavarur.

Unë mendoj se forcave shoviniste serbe u është dhënë një grusht i fortë më mbajtjen e zgjedhjeve. U dëgjuan po ashtu zëra nga organet kompetente evropiane (BE) së këto zgjedhje duhet të jenë afat shkurtra si mundësi për kthimin e serbëve në institucione. Por, megjithatë ishte diçka e mirë kësaj radhe që nuk u pranua logjika serbomadhe në Kosovë. Sipas deklarimeve të deritashme të disa zyrtarëve të lartë të BE-së, do të pranohen rezultatet e këtij procesi zgjedhor. Besoj se nuk do të vjen në shprehje thirrja e Jabllanoviqit për mos njohje të rezultateve.

Prandaj, nuk ka asnjë arsye që mos të pranohen këto rezultate të zgjedhjeve që ishin demokratike dhe ligjore. Serbia dhe ata serbë që po ndikohen nga politikat ditore të Vuqiqit, duhet të kuptojnë dhe të pranojnë Kosovën si shtet të tyre, se edhe është në interesin e tyre. Jabllanoviqi është ai që para do kohe kishte fyer rënd gratë shqiptare, dhe nuk bëhet tjetër. Faktori ndërkombëtar ishte dashur që mos të lejojë Vuçiqin dhe Listën Serbe të provojnë zgjedhje të reja paralele, si justifikim se të parat ishin gjoja jo legjitime për shumicën e serbëve. A po ka mundësi që të tentohet që të bëhen skenarë të reja për destabilizim, se gjoja këto zgjedhje me struktura të reja, nuk duhet të lejohen të funksionojnë.

Platformat e vjetra politike të kohës së Millosheviqit, që po zbatohen edhe nga Vuçiqi, nuk do të lejohen. Edhe diçka kur jemi këtu. Të gjithë tashmë e dinë së qëllimi i Serbisë dhe Vuçiqit së bashku më Putinin është ndarja e Kosovës përmes “Zajednicës” famoze. Më së shumti nga ky kënd edhe duhet shikuar bojkotimin e zgjedhjeve nga partitë dhe Lista Serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".