Arsenali nuk po ndalet,planifikon transferimin e Allan Saint-Maximin

  • S.A /
  • 01 May 2023 - 13:39
Arsenali nuk po ndalet,planifikon transferimin e Allan Saint-Maximin

Allan Saint-Maximin raportohet se ka përfunduar në radarin e Arsenalit. Klubi londinez po e konsideron reprezentuesin e Francës si një objektiv të mundshëm për afatin kalimtar të verës, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Mikel Arteta thuhet se dëshiron të forcojë fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm, që të jetë sërish konkurrent për trofe. Sipas “Fichajes”, Arsenali do të ishte i gatshëm të shpenzojë 30 milionë funte për Saint-Maximin.

26-vjeçari është pjesë e Newcastle United nga viti 2019, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi francez, që këtë sezon po përballet me lëndime të shpeshta, është paraqitur 20 herë në Premierligë, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime.

(Kosova Sot Online )