Manchester City në ‘alarm’, De Bruyne mund të mungojë ndaj Real Madridit

  • S.A /
  • 01 May 2023 - 15:54
Manchester City në ‘alarm’, De Bruyne mund të mungojë ndaj Real Madridit

Kevin De Bruyne humbi ndeshjen e Manchester City kundër Fulham të dielën për shkak të një dëmtimi. Fantazisti belg shënoi dy herë kundër skuadrës së Arsenalit, por ai u detyrua të humbasë ndeshjen ndaj Fulhamit, transmeton "Kosova Sot Online ".

“De Bruyne nuk ndihet mirë. Ai ka disa shqetësime dhe nuk mundi të udhëtonte. Nuk e di se sa kohë nuk do të jetë i disponueshëm”, u shpreh Guardiola për “Sky Sports”.

De Bruyne u zëvendësua nga Julian Alvarez në duelin e Cityt kundër Arsenalit. Kanë mbetur edhe pak më shumë se një javë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City. Mbetet për t’u parë nëse De Bruyne do të jetë mjaftueshëm i aftë për t’u paraqitur në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online )