Sulmuesi angles që po shkëlqen këtë në Superligën e Kosovës vërshohet nga ofertat e klubeve

  • S.A /
  • 02 May 2023 - 16:43
Sulmuesi angles që po shkëlqen këtë  në Superligën e Kosovës vërshohet nga ofertat e klubeve

Sulmuesi anglez, Ronald Sobowale po shkëlqen këtë sezon më Malishevën në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe kjo ka bërë që ai të vërshohet nga ofertat e shumta nga kampionate të ndryshme evropiane dhe aziatike.

Malisheva është rrugës pozitive për të mbetur edhe një sezon në Superligën e Kosovës, pas dy fitoreve radhazi së fundmi, ndaj Ferizajt dhe Drenicës në udhëtim, transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, njëri nga më meritorët për të sezon pozitiv të Malishevës është padyshim sulmuesi anglez, Sobowale.

Sobowale po përjeton një super-sezon, ku ka shkëlqyer me paraqitje, por edhe ka kontribuar me nëntë gola dhe katër asistime deri tani në Superligë dhe dy gola në dy ndeshje në Kupë.

Sipas asaj që mëson media,  ndeshjet e mira dhe loja ekipore kanë bërë që sulmuesi anglez të përfundoj në radarin e klubeve jashtë Kosovës. “Sobowale ka marrë ofertë prej Azisë para një muaji. Ishte ofertë e madhe financiarisht, por e refuzojë se synimi është të luajë në top ligat evropiane në të ardhmen. Ish-trajner i tij te Chelsea është te ai klub dhe e kërkoi që ta marrë”, ka thënë  një burim i afërt i Sobowales.

“Sobowale dhe rreth i tij gjithashtu refuzuan një top klub në Mal të Zi, pasi nuk do të shkoj në atë shtet, ndërsa po vëzhgohet edhe nga një klub elitar slloven”.

Ndryshe, 25-vjeçari ka edhe pesë ndeshje në këtë sezon për të shtuar numrin e golave dhe asistime me Malishevën, ndërsa në sezonin e ri më shumë mundësi do të luajë në një kampionat më të fortë.

(Kosova Sot Online )