Serbia përmes përfaqësuesve të saj në pushtet, po kërcënojnë më luftë kundër shpërbërjes së strukturave paralele e kriminale në veri të Kosovës

Serbia përmes përfaqësuesve të saj në pushtet, po kërcënojnë më luftë kundër shpërbërjes së strukturave paralele e kriminale në veri të Kosovës
Serbia përmes përfaqësuesve të saj në pushtet, po kërcënojnë më luftë kundër shpërbërjes së strukturave paralele e kriminale në veri të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 02 May 2023 - 15:20

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Vendimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër nga organet tona të shtetit, hasi në reagime të ndryshme të serbeve nga Kosova dhe Beogradit zyrtar. Reagime patëm edhe nga BE dhe KFOR. Nëse Kosova bëri hapin e parë konkret për zhbllokimin e gjatë të urës nga strukturat kriminale serbe në veri, këtë gjë nuk e mirëpritën e që është legjitime , BE dhe KFOR. Për serbët tashmë dihet së çfarë qëndrimi kanë. Ata gjithmonë mendojnë më nda Kosovën mbi baza etnike, duke mos e pranuar pavarësinë e Kosovës. Lista Serbe së bashku më Vuçiqin i ka instrumentalizuar minoritetin serb, për të shkaktuar incidente deri në konflikte për të mbajtur gjendjen e acaruar në këtë pjesë të vendit.”Rojat e Urës” për shumë vite bënë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre, duke rrahur dhe maltretuar shumë shqiptarë dhe ky destruktivitet u tolerua nga bashkësia ndërkombëtare dhe u tolerua edhe nga KFOR .

 

 

Kjo çka është marrë vendim nga asambleja komunale në Mitrovicë, për qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve është shumë vendim I drejtë dhe legjitim të organeve tona lokale. KFOR dhe Lajçak kanë thënë së kjo gjë kërkon zgjedhje përmes bisedimeve politike , e që nuk është aspak qëndrim I drejtë . Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtë të vendos sipas ligjeve të saja. Lista Serbe , dhe Serbia kanë thënë së gjoja kjo është në kompetencë të organeve serbe në veri. Serbia përmes përfaqësuesve të saj në pushtet, po kërcënojnë më luftë. Ka ardhur koha që të shpërbehen strukturat paralele serbe. Këtë gjë duhet të kërkon kryeministri Albin Kurti në takimin e 2 majit në Bruksel më Vuçiqin. Kjo temë duhet të bëhet pjesë e dialogut. Tjetër. Kurti nuk ishte dashur të pranon ultimatumin nga Vuçiq , Eskobar dhe Lajçak për formimin e Asociacionit para së të pranohet në plotni plani franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve. Nuk do të këtë avancim të proceseve më ultimatume dhe as më deklarime për luftë nga ana e Serbisë. Lista Serbe më direktivat e Vuçiqit po tenton të realizon objektivat për ndarje të Kosovës duke krijuar gjendje të luftës. Mjaftë gjatë po tolerohen nga BE politikat e tipit milosheviqian te Vuçiqit . Nuk duhet të tolerohen më politikat shoviniste të cilat Kosovën po e konsiderojnë si territor të vetin. Pse faktori ndërkombëtar nuk po kërkojnë nga Serbia zbatimin e marrëveshjes të Brukselit dhe të Ohrit?Në këtë pyetje ishte dashur moti të përgjigjën, e jo ti bëjnë presion vetëm Kosovës. Në Bruksel ishte dashur që përfundimisht të përfundojnë lojërat e ndyta politike të presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit. Kryeministri Kurti nëse nuk i mbetet solucion tjetër politik në takimin e majit, duhet të tregon të gjithëve së Kosova, nuk do të tërhiqet para shantazheve dhe kërcënimeve serbo rusomëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".