Me 61 pikë të arkëtuara, Sociedadi fiton bindshëm dhe pastër ndaj Real Madridit

  • S.A /
  • 03 May 2023 - 08:24
Me 61 pikë të arkëtuara, Sociedadi fiton bindshëm dhe pastër ndaj Real Madridit

Real Sociedadi ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për një vend në top-katërshe.Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga, skuadra e drejtuar nga Alguacil Imanol mposhti Real Madridin, transmeton "Kosova sot Online ". 

 Ndeshja e zhvilluar në “Reale Arena” përfundoi me rezultatin 2:0.

Takefusa Kubo (47’) dhe Ander Barrenetxea (85’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Vlen të theksohet se “Los Blancos” luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 61-të, pasi Dani Carvajal u përjashtua me dy kartonë të verdhë.

Real Sociedadi pas kësaj fitore ka 61 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë.

Real Madridi mbetet i dyti me 68 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi, që ka një ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online )