Përfundon aventura bavareze për Sadio Mane, klubi dhe lojtari do të ndahen në këtë verë

  • S.A /
  • 04 May 2023 - 15:58
Përfundon aventura bavareze për Sadio Mane, klubi dhe lojtari do të ndahen në këtë verë

Goditja e shokut të tij të skuadrës, Leroy Sane rezultoi të ishte “fatale” për anësorin senegalez të Bayern.  Munich, Sadio Mane, me këtë të fundit që do të largohet përfundimisht nga “bavarezët” sapo të nisë merkatoja e verës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas raportimeve të mediave gjermane, lojtari dhe klubi kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe kanë vendosur ta ndërpresin kontratën pas përfundimit të sezonit, pa detyrime ekstra nga palët, duke e nxjerrë kështu “yllin” afrikan, si një lojtar të lirë në merkaton e verës.

Anësori me tipare sulmuese iu bashkua “bavarezëve” verën e shkuar pas kalimit të Robert Leëandoëski te Barcelona, me qëllimin për të mbushur “këpucët” e lëna bosh nga ky i fundit, mirëpo 12 gola në të gjithë kompeticionet nuk mjaftojnë për një ekip i nivelit të Bayern. Ndërkaq, kujtojmë se transferimi i Sadio Mane nga Liverpool drejt Bayern Munich i kushtoi “bavarezëve” plot 35 milionë paund dhe si një lojtar i ri që pritet të jetë në verë, për afrikanin nuk do të jetë aspak e vështirë për të gjetur një klub të ri, me “blutë” e Chelsea që janë në “pole position” për të siguruar shërbimet e senegalezit.

( Kosova Sot Online )