Pas 33 vitesh Napoli u shpall kampion i Italisë dhe fitoi Scudetton e tretë

  • S.A /
  • 05 May 2023 - 08:56
Pas 33 vitesh Napoli u shpall kampion i Italisë dhe fitoi Scudetton e tretë

Lojtarët e Napolit u shpallën kampionë të rinj të Italisë pasi barazuan 1-1 në transfertë ndaj Udineses në javën e 33-të të Serisë A dhe kështu fituan Scudetton e parë pas 33 vitesh. Napolitanëve u mjaftoi një pikë për të konfirmuar titullin, ndaj tashmë kanë një avantazh të paarritshëm prej 16 pikësh ndaj Lacios pesë raunde para përfundimit të kampionatit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, Udinese e hapi mjaft mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 13-të dhe u duk se festa e napolitanëve mund të zgjatej edhe më shumë.

Të mos ndodhte kjo gjë u kujdes brilanti Osimhen, i cili në minutën e 53-të realizoi për 1-1 dhe në fund të dyja skuadrat u kënaqën me shpërndarjen e pikëve dhe mund të fillonte festa e madhe e skuadrës nga Napoli.

Napoli ka qenë më parë kampion i Italisë në vitet 1987 dhe 1990 të udhëhequr nga i madhi Diego Maradona dhe kanë në vitrinën e tyre edhe gjashtë trofe të Kupës së Italisë dhe dy Superkupa.

Në skenën evropiane, ata arritën suksesin e tyre më të madh në vitin 1989, kur fituan Kupën e atëhershme UEFA (Ligën Evropiane).

Rezultati dhe golashënuesit:

Udinese - Napoli 1-1 (Lovrić 13' / Osimhen 53')

(Kosova Sot Online )