Republika e Kosovës xhindet para një sprove të madhe, në Bruksel u paraqit një draft statut për një shtet të ri serb në Kosovë

Republika e Kosovës xhindet para një sprove të madhe, në Bruksel u paraqit një draft statut për një shtet të ri serb në Kosovë
Republika e Kosovës xhindet para një sprove të madhe, në Bruksel u paraqit një draft statut për një shtet të ri serb në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 05 May 2023 - 08:35

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Draft statuti sikurse u prit ishte i shtetit serb. Komisioni i formuar nga Qeveria Thaçi me 2013, e konfirmuar nga Qeveria Mustafa në vitin 2016 dhe më 2020 edhe nga qeveria Hoti, doli me draft statut të shtetit serb. Pse u lejua ky komision me këtë përbërjen nga partia e kriminelit të luftës Vuçiq?

-Në raport me shtetin serb, më 2 maj u paraqit në Bruksel, nga grupi punues i Kosovës, që përfaqësohej nga katër veta të grupit politik të kriminelit të luftës Vuçiq, draft statuti mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Paraprakisht u miratua deklarata mbi të "zhdukurit" nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000. Duke analizuar këtë deklaratë dalin dy shkelje të renda që u bënë në kontekst të Kosovës. 1. Lufta ka përfunduar në qershor të vitit 1999, e jo në dhjetor të vitit 2000. 2. Në këtë kohë, pas qershorit 1999 e deri në dhjetor 2000 me rastet e veprave penale në Kosovë janë marr organet e UNMIK-ut.

Deklarata shkelë këtu të dy këto anë. Tregohet se krim paska pasur edhe pas luftës në Kosovë dhe natyrisht se u vërtetua mos besimi ndaj organeve. Qëndrim shumë të dëmshëm. Po kështu, me deklaratë apo marrëveshje të bërë në Bruksel, u ik nga e dhëna për krimet e luftës. U pranua vetëm deklarata mbi të pagjeturit. Formulim tipik anti dhunës dhe terrorit serbomadh të bërë gjatë luftës në Kosovë. U barazuan disa vrasje të bëra ndaj disa civilëve me krimin kundër njerëzimi të bërë nga shteti serb mbi shqiptarët. Draft statuti sikurse u prit ishte i shtetit serb. Komisioni i formuar nga Qeveria Thaçi me 2013, e konfirmuar nga Qeveria Mustafa në vitin 2016 dhe më 2020 edhe nga qeveria Hoti, doli me draft statut të shtetit serb. Pse u lejua ky komision me këtë përbërjen nga partia e kriminelit të luftës Vuçiq?

Tri herë u konfirmua ky komision. Qe dy vite e dinë Qeveria Kurti përbërjen e komisionit dhe nuk e shkarkoi deri sot. Ka pasur mundësi me shkarkuar më herët dhe me caktua një komision të ri për draft statut. Papërgjegjësi e madhe. Qeveria e z. Thaçi e caktoi një komision që nuk është i Kosovës, por i Serbisë. Kryetare e vendosen serben, Danijela Vujovic, tash deputete në Kuvendin e Serbisë. Të njëjtin komision e konfirmoi edhe Qeveria e Mustafës, në vitin 2016, si dhe Qeveria e Hotit, në vitin 2020. Komisionin e njëjtë e lënë për të vepruar edhe Qeveria e Kurtit Tërësisht në kundërshtim me normat kushtetuese në fuqi. Nuk lejohet një komision me përbërje të anëtarëve nga shteti serb dhe me një kryetare si Danijela Vujovic që është anëtare e partisë së kriminelit të luftës Vuçiq dhe që është deputete në Kuvendin e Serbisë për të hartuar draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Unë këtë kurrë në jetën time nuk e kam parë, dëgjuar dhe as që e kam lexuar ndokund. Kjo është e ndaluar dhe e dënueshme me normat kushtetuese në fuqi. Nuk lejohen shtetasit e shtetit okupues që në emër të Kosovës dhe për Kosovën të hartojnë draft statutin.

Le të gjen z.Thaçi, z. Mustafa, z Hoti dhe z. Kurti një rast në botë të këtij lloji! Nuk ka. Kosova toleroj. Dhe pikërisht në Bruksel u paraqit një draft statut për një shtet të ri serb në Kosovë. Të dhënat e tilla tregojnë veprën penale nga Kodi Penal i Kosovës. Si z. Thaçi e z. Mustafa, ashtu edhe z. Hoti dhe z. Kurti, kanë bërë vepër penale të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës, të dënueshme sipas neneve 100-125 te Kodit Penal të Kosovës. Dënimet shkojnë deri në dënimi me burg të përjetshëm. Tash po del se komisionin e caktoj Kosova, ndërsa përbërja ishte e shtetit serb. Anomali! Natyrisht se u shkarkua. Po ky shkarkim është dashur të bëhej më heret, para se të vij te drafti.

Kjo u lejua! Kosova nuk mund të lejoj një Asociacion ku krijohet një shtet i ri serb. Kështu de-fakto dhe de-jure shkatërrohet Republika e Kosovës. Në anën tjetër, nuk patëm reciprocitet në marrëdhënie me shtetin serb. U harrua Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku!. Pyetja paraqitet: Çfarë bëri z Kurti në Bruksel? Shkoi atje për të arritur "fitore të "Piros"! Apo, shkoi në dialogim për të mbrojtur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës që e la në baltë dhe e vendosi në "pazar".

Mos shkoi atje për të shprehur dokordësinë për të zhdukurit dhe për Asociacion! Më 2 maj u bë vazhdimi i punës së Qeverisë. Z.Kurti iku me "bisht nën këmbë" nga Brukseli. Republika është në rrezik!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".