Ferizaj me forca të reja rikthehet te fitoret – barazohet rezultati i finaleve

  • S.A /
  • 05 May 2023 - 09:17
Ferizaj  me forca të reja rikthehet te fitoret – barazohet rezultati i finaleve

Ferizaj ka arritur të rikthehet me fitore në ndeshjen e dytë finale të playoffit të Superligës A, meshkujt, të enjten mbrëma, kundër Pejës, transmeton "Kosova sot Online ".

Pas disfatës në finalen e parë disa ditë më parë, Ferizaj nuk lejoi thellimin e disavantazhit, duke triumfuar në përballjen e dytë për ta barazuar rezultatin e finaleve në 1-1.

Ferizajasit fituan me shumë vështirësi, me rezultat 2-3 (25:22, 25:17, 21:25, 21:25, 13:15), kundër kampionit në fuqi të Superligës A.

Me rezultatin 2-2 pas katër seteve të parë, luftë e zjarrtë u zhvillua në të pestin për secilën pikë, eventualisht me nikoqirët që fituan me dy pikë diferencë.

(Kosova Sot Online )