Tifozët e ndezur të Napolit “zhveshin“ Zielinskin nga entusiazmi i fitores

  • S.A /
  • 05 May 2023 - 13:48
Tifozët e ndezur të Napolit “zhveshin“ Zielinskin nga entusiazmi i fitores

Napoli është shpallur zyrtarisht kampion i Serisë A për sezonin 2022/23.Të kaltërve u mjaftoi një barazim 1-1 në Udine për të fituar titullin e tretë në historinë e tyre, transmeton "Kosova Sot Online ".

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tifozët napoletanë lanë shkallët e stadiumit për të hyrë në fushë.

Tifozët nisën të kërkonin foto me lojtarët si dhe uniformat e këtyre të fundit.

Zielinski është “zhveshur” nga mbështetësit e Napolit, duke përfunduar me mbathje në festën e titullit kampion.

Pasi i kanë marrë tutat e sportit që kishte veshur, tifozët i kanë kërkuar polakut edhe fanellën.

(Kosova Sot Online )