Iniesta do të largohet nga Vissel Kobe

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 11:22
Iniesta do të largohet nga Vissel Kobe

Andres Iniesta duket se nuk e ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij.

Ish-mesfushori i Barcelonës raportohet se ka vendosur të mbyllë para kohe aventurën në Japoni me Vissel Kobe, pavarësisht se kontrata i skadon në janar të vitit të ardhshëm

Kësisoj, Iniesta duket se është gati të provojë një eksperiencë të rë; në Shetet e Bashkuara të Amerikës, apo në Lindjen e Mesme.

Sipas mediumit japonez, “Nikkan Sports”, Vissel Kobe është i gatshëm të lirojë Iniestan nga kontrata e tij, në mes të sezonit të tyre në Japoni.

Barcelona do të përballet me Vissel në një miqësore në qershor dhe kjo pikërisht mund të jetë ndeshja e fundit e 39-vjeçarit me fanellën e kësaj skuadre.

Mbetet të shihet pas kësaj se cili do të jetë hapi i radhës së Andres Iniestas, i cili nuk është se e ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli, të paktën jo deri më tani. 

(Kosova Sot Online)