Edhe Manchester City i futet garës për Ryan Gravenberch

  • S.A /
  • 08 May 2023 - 08:31
Edhe Manchester City i futet  garës për Ryan Gravenberch

Ryan Gravenberch do të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar veror. Mesfushori holandez po kalon vitin e tij të parë në Munich, por pa arritur tëlë gjurmë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ashtu si Julian Nagelsmann edhe trajneri i ri i Bayernit, Thomas Tuchel nuk po llogarit në shërbimet e holandezit dhe i është kërkuar të gjej një klub të ri. Manchester City është skuadra e radhës që i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar.

Cityzens janë në kërkim të një opsioni cilësor në mesfushë verën e ardhshme pasi Ilkay Gundogan do të largohet nga klubi sezonin e ardhshëm pasi i skadon kontrata dhe Grqvenberch pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.

The Mirror ka raportuar se kampioni në fuqi i Anglisë pritet të dalë me një ofertë rreth 30 milionë euro për holandezin, ofertë qe pritet t’i përmbushë kërkesat e bavarezëve. 

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Bayernin, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Përveç Cityt në garë për talentin e madh holandez janë edhe Arsenal dhe Liverpool. 

(Kosova Sot Online )