Drafti për asociacionin i prezantuar nge ekipi menaxhues serb ishte një hajgare e ulët në emër të Kosovës

Drafti për asociacionin i prezantuar nge ekipi menaxhues serb ishte një hajgare e ulët në emër të Kosovës
Drafti për asociacionin i prezantuar nge ekipi menaxhues serb ishte një hajgare e ulët në emër të Kosovës

Blerim Burjani

  • 08 May 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Njëherë është shumë problematike gjendja e krijuar sepse drafti i fundit ngjalli neveri, pabesi, dhe u bë hajgare që në emër të Kosovës të hartohet një draft kundër Kosovës, që do të thoshte një Republik Srpska me vetëm 4 % serb në Kosovë.

-Në fazën e tanishme në të cilën ka hyrë dialogu, me temën për Asociacionin, lirisht mundë të thuhet se tash ka regres në temën e asociacionit. Kjo gjendje e krijuar mundë të jetë problem dhe me sfidë në hartimin e draftit të ri të statutit. Pas takimit të fundit më 2 maj në Bruksel, tash mundë të procedohet një draft i fundit dhe palët ta pranojnë e ta modifikojnë deri në marrëveshjen për zbatim, ose duhet të themelohet një tjetër grupi i ri menaxhues për hartimin e një drafti të ri.

Njëherë është shumë problematike gjendja e krijuar sepse drafti i fundit ngjalli neveri, pabesi, dhe u bë hajgare që në emër të Kosovës të hartohet një draft kundër Kosovës, që do të thoshte një Republikë Srpska me vetëm 4 % serb në Kosovë. Kjo pakicë e vogël ka edhe të drejta gati sa shumica shqiptare, prandaj është e pa pranueshme tendenca për krijimin e një supremacie dominuese nga pakica. Asgjë përtej ligjeve dhe mbi kushtetutën. Me shtetin nuk ka hajgare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".