Ja kush është Ylli i MMA-së që vdiq vetëm pak ditë para një lufte të madhe

  • S.A /
  • 10 May 2023 - 15:06
Ja kush është Ylli i MMA-së që  vdiq vetëm pak ditë para një lufte të madhe

Ylli në rritje i MMA-së, Shalie Lipp, vdiq në moshën 21-vjeçare pas një aksidenti tmerri me makinë, vetëm disa ditë para një përplasje të ashpër. Luftëtarja nga Kolorado ishte një pasagjer në një aksident me dy automjete në Interstate 94 në Minesota, transmeton "Kosova Sot ONline". Ajo ishte duke udhëtuar në një Chevrolet Malibu të vitit 2015, që thuhet se drejtohej nga 35-vjeçari Joseph Trottier nga West Fargo.

Lipp ishte pasagjerja e vetme nga dy automjeteve që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe Trottier me tre persona të tjerë të përfshirë dolën nga përplasja e tmerrshme të palënduar, ka bërë të ditur policia.

Ylli i ri ishte planifikuar të ndeshej me Natalie Gage në eventin kryesor të Ignite No Mercy 11 në Kent Freeman Arena në Detroit Lakes më 20 maj. Vetëm një javë më parë, ajo e kishte paralajmëruar ndeshjen në faqen e saj në Instagram, me një video ku shfaqet në ring dhe stërvitje. Thuhet se ajo sapo ishte kthyer nga një muaj në Tajlandë për t’u stërvitur në MMA dhe Muay Thai. Lufta e saj e fundit erdhi më 26 prill 2023, në Tajlandë, sipas Instagramit të saj.

(Kosova Sot Online )