Serbia tash po e “korr atë që e mbolli” në pesë luftërat me qëllime okupuese e shkatërruese në ish Jugosllavi
Fadil Maloku
Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku
Ka statistika që dëshmojnë se shumica e marinsave të rikthyer amerikan, nga traumat e luftës dhe nga problemet ekzistenciale u bënë të varur nga droga dhe nga alkooli. Të tjerët duke mos qenë të gatshëm t’i përballojnë traumat dhe shqetësimet e luftës u shndërruan në vrasës serik, ca të tjerë bënë vetëvrasje. Sindroma “vietnameze”, u bë një sjellje deviante, asociale dhe problematike, ani pse e sanksionuar me ligje amerikane. Ky kompleks i emocioneve të përziera te marinsat amerikan, u bë objekt i analizave dhe shpjegimeve të shumë sociologëve dhe psikologëve atje.
-Tragjedia dhe dy masakrat që ndodhën në Serbi, s’mund të shpjegohen ndryshe vetëm se si “produkte” të militarizimit dhe frustrimit sistematik që i “prodhoj”politika shoviniste dhe nacional fashiste e saj! Serbia, në pesë luftërat e zhvilluara në ish Jugosllavi, e militarizoj dhe e frymëzoj (Kisha ortodokse sidomos me “bekimin” e ushtarakëve që niseshin në këto luftëra, për kinse mbrojtjen e “tokave dhe djepit serb”. Ajo tani po paguan këtë çmimin e “sindromit vietnamez”. Por, çfarë është “sindromi i Vietnamit”? Amerikanët në luftën e zhvilluar në Vietnam që zgjati më shumë se dy dekada, e ku në operacionet ushtarake qenë përfshirë më shumë se 2.5 milionë trupa (ose rreth 10% të të rinjve!).
Ajo në Vietnam humbi rreth 60.000 ushtarë, ndërkaq 300 mijë tjerë u plagosën dhe 2,000 të tjerë kurrë nuk u gjetën! Po ashtu, edhe vietnamezët pësuan viktima të shumta. Thuhet se mbi një milion ushtarë e më shumë se 4 milionë civilë pësuan nga kjo luftë. Amerikanët, përkundër epërsisë logjistike dhe ushtarake nuk arrtën të mposhtnin vietnamezët e motivuar për rezistencë nëpër xhunglat e dendura. Ushtria amerikane u detyrua të tërhiqet, pas një lufte rraskapitëse dhe të frikshme e me humbje të mëdha. Ushtarakët e rikthyer në vendlindje, e kishin shumë vështirë të akomodohen me jetën normale. Ata filluan t’i shqetësojnë kujtimet dhe ankthet e peripecive nëpër xhunglat vietnameze.
Ka statistika që dëshmojnë se shumica e marinsave të rikthyer amerikan, nga traumat e luftës dhe nga problemet ekzistenciale u bënë të varur nga droga dhe nga alkooli. Të tjerët duke mos qenë të gatshëm t’i përballojnë traumat dhe shqetësimet e luftës u shndërruan në vrasës serik, ca të tjerë bënë vetëvrasje. Sindroma “vietnameze”, u bë një sjellje deviante, asociale dhe problematike, ani pse e sanksionuar me ligje amerikane. Ky kompleks i emocioneve të përziera te marinsat amerikan, u bë objekt i analizave dhe shpjegimeve të shumë sociologëve dhe psikologëve atje. Nga gjykimet e tyre edhe lindi termi “sindromi vietnamez”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".