Interi fiton miliona nga shitja e biletave për ndeshjen me Milanin

  • S.A /
  • 15 May 2023 - 14:03
Interi fiton miliona  nga shitja e biletave për ndeshjen me Milanin

Interi dhe Milani do të luajnë nesër ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë i takoi Interit, që festoi me rezultat 2:0, si mysafir. Stadiumi do të jetë i stërmbushur, pasi janë shitur të gjitha biletat. Pra, në tribuna do të jenë më shumë se 75 mijë spektatorë dhe Interi ka marrë të ardhura rekord nga shitja e biletave, transmeton "Kosova Sot Online".

Mediat italiane raportojnë se Interi do të thyejë rekordin e Milanit të vendosur në ndeshjen e parë gjysmëfinale, pasi çmimet e biletave janë më të larta se shtatë ditë më parë.

Milani mblodhi 10,461,705 euro nga shitja e biletave. Në stadium ishin 75.532 shikues. Një shifër e tillë pritet edhe nesër, por duke qenë se çmimet e biletave janë më të shtrenjta, Interi do të arkëtojë rreth 12 milionë euro.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt nga 50 televizione, ndërsa në tribuna pritet një numër rekord i gazetarëve.

(Kosova Sot Online )