Ja ku do të strehohet Bernardo Silva pas largimit nga Manchester City

  • S.A /
  • 16 May 2023 - 09:42
Ja ku do të strehohet Bernardo Silva pas largimit nga Manchester City

Bernardo Silva duket se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Futbollisti ofanziv në fakt e ka zgjedhur edhe destinacionin e ardhshëm pasi t’i thotë lamtumirë kampionit aktual anglez dhe me gjasë edhe të ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online". 

“Bernardo Silva, tentim parisien”, ka shkruar mediumi francez “L’Equipe”. Ylli portugez ka interesim reciprok me Paris Saint-Germainin dhe mund të ndodhë që lojtari kualitativ të përfundojë në “Parkun e Princave” gjatë verës që po vjen. Vitin e kaluar, interesim serioz për përfaqësuesin portugez kishte shfaqur Barcelona, por në fund klubet nuk arritën marrëveshje dhe lojtari mbeti në “Etihad Stadium”. 

(Kosova Sot Online )