Ky sistem i drejtësisë duhet çliruar urgjentisht nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar

Ky sistem i drejtësisë duhet çliruar urgjentisht nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar
Ky sistem i drejtësisë duhet çliruar urgjentisht nga lidhja me nëntokën e krimit të organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 16 May 2023 - 08:02

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Ta zëmë bën vepër të falsifikimit zyrtar të shtetit dhe dënimi parashihej patjetër në pranga, dhe si mund të kuptohet kjo nga qytetari i thjesht se i shpëton burgut dhe jo që i shpëton burgut por ka mundësi për të dëmtuar buxhetin e shtetit dhe për të gërryer djersën e qytetarit, bile t´i japin edhe dëmshpërblim dhe pastaj ajo banda kriminale, që quhet pari e ngrenë dhe i japin"çin", çka s´mund të ndodhë sepse në këtë vend është futur virus vdekje prurës nga kryebanditët që i kishin dyzginat e vendit.

Është për të ardhur keq, në qoftë se, nuk e kanë kuptuar edhe naivët më të mëdhenj se në sistemin e kalbur gjyqësor janë bërë pazare të tmerrshme në dëm të qytetarit. Kjo është praktikë e hershme dhe i ka rrënjët thellë që kur e kanë kapur bandat krimin ale këtë dikaster të faqes së zezë.

Vetëm të ndalemi dhe t´i analizojmë që në kohën e bandave kriminale që ishin në xhaketën e shtetit se sa e sa skandale, se sa e sa afera korruptive kanë ndodhur dhe me asnjë, asnjë hajn ose krye hajn i profileve të rënda nuk është dënuar, dhe jo vetëm që nuk është dënuar, bile bandat kriminale, bandat hajdutësh, që mjerisht ka njeri që i quan edhe parti, e kanë ngritur lartë e më lartë, në vendet kyçe të shtetit dhe bile i kanë dhënë mirënjohje sepse ata kryebanditë kanë qenë mbas shpinës së tyre.

Dhe, ç´bënte kjo mafi e kanaleve nëntokësore të krimit, kinse po i bastisim dhe bënin hallakamë publike, sa për t´i hedhur syve popullit, e linin rastin në rafte deri sa mbulohej nga pluhuri dhe nuk bënin ze. Kjo ishte e tëra edhe kur bëhej zhurmë mediatike thonin nuk kemi prokuror,hetues, gjyqtarë të mjaftueshëm dhe lloj-lloj marrëzish të këtij soji.

Ndaj, ndërhynte ai ose banda dhe futeshin në pazare të nëntokës kriminale dhe arsyetimi ishte që nuk kemi prova të mjaftueshme dhe heqim dorë nga ndjekja e mëtejme dhe i shpëtonin burgut. Pastaj bënin dyzen ahengu nëpër bordello kur nuk i shinte askush, dhe e gjithë kjo shkonte në kurriz të qytetarit dhe në dëm të buxhetit të shtetit. Banda oligarkësh bënin vepra duke bashkëpunuar me serbianët gjakësor, në dëm të shtetit dhe vetëm për interesa të firmave kriminale dhe individëve të krye hajnave dhe kryebanditëve të bandave politike dhe pastaj si mundë të dënohej banditi ose banda kriminale që hynin e bënin pazare me Serbinë fashiste për miell, për arin e zi, vlonte në pikë të ditës kontrabanda kriminale në veri të vendit dhe cili u dënua. Këta mendonin se populli është thasë me kashtë dhe nuk kuptojnë gjë.

Pra, kishte vepra shume kriminale që patjetër do të duhej të burgosej dhe futen në pazare kryebanditët dhe ky tipi dilte sallamadi nëpër qytet kinse nuk ka ndodhur asgjë. Ta zëmë bën vepër të falsifikimit zyrtar të shtetit dhe dënimi parashihej patjetër në pranga, dhe si mund të kuptohet kjo nga qytetari i thjesht se i shpëton burgut dhe jo që i shpëton burgut por ka mundësi për të dëmtuar buxhetin e shtetit dhe për të gërryer djersën e qytetarit, bile t´i japin edhe dëmshpërblim dhe pastaj ajo banda kriminale, që quhet pari e ngrenë dhe i japin"çin", çka s´mund të ndodhë sepse në këtë vend është futur virus vdekje prurës nga kryebanditët që i kishin dyzginat e vendit.

Dhe nga ky rast që lëshohet me dënim do të ishte mirë që i tërë populli, i madh e i vogël, duhet protestuar nga ky rast i Fushë Kosovës, por ju garantoj që nuk i ka rrënjët këtu, po i ka rrënjët thellë e më thellë, për t´i thënë mjaftë më me pazare, mjaftë më me hajni, mjaftë me dallavere se e shkatërruat shtetin dhe qytetarin deri në palcë. Duhet zënë derën dhe duhet nxjerr të gjithë jashtë për të shpjeguar se përse keni dhënë betimin, a e keni dhënë betimin për të mbrojtur interesat e qytetarit dhe interesat për të mbrojtur shtetin apo kundër interesave të tyre. Pra, kjo i bie se interesat e tyre personale i ven mbi interesat shtetërore dhe të qytetarit po se po. Kushtetuta nuk thotë kështu, Kushtetuta thotë se duhet dënuar më shumë këta që e kanë dhënë betimin dhe që marrin rrogat nga djersa jonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".