Bernardo Silva e fiton titullin lojtari i ndeshjes Manchester City-Real Madrid

  • S.A /
  • 18 May 2023 - 08:17
Bernardo Silva e fiton titullin  lojtari i ndeshjes  Manchester City-Real Madrid

Manchester City është finalisti i dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.“Citizens” fituan në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me rezultat bindës 4:0 ndaj Real Madridit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga anglezët, që nuk i dhanë gjasa në asnjë moment kampionit në fuqi të Evropës. Lojtari i ndeshjes u shpall Bernardo Silva. Portugezi realizoi dy golat e parë të ndeshjes dhe ishte i jashtëzakonshëm sonte.

(Kosova Sot Online )