Kombet ballkanike duhet ti thonë mjaft urrejtjes ndër etnike e politike, jetës me grindje e konflikte

Kombet ballkanike duhet ti thonë mjaft urrejtjes ndër etnike e politike, jetës me grindje e konflikte
Kombet ballkanike duhet ti thonë mjaft urrejtjes ndër etnike e politike, jetës me grindje e konflikte

Agim Bajrami

  • 18 May 2023 - 08:02

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Nga këto rrethana, dhe shumë faktorë të tjerë , përsëri shoqëria e kombeve ballkanike ,sot po jeton me urrejtje, grindje e konflikte ,ku të mirës i përgjigjen me të keqen, e keqja brenda shoqërisë kuptohet si vlerë e e arritur njerëzore. Ndërsa, e mira që duhet të mbështet, dhe e cila sot fatkeqësisht nuk gjen mbështetjen nga masat shoqërore, ku sot popujt dhe vendet qeverisen nga e keqja e mbështetur dhe përkrahur nga shoqëritë e atyre vendeve, me bindjen dhe besimin se po përkrahin të mirën.

-Sistemi i vlerave njerëzore e shoqërore në Ballkan dhe më gjerë mbretërohej nga qeverisja dhe doktrina satanike, dhe pse?

Sepse, në historinë shoqërore, e veçmas në rajonin e Ballkanit , kombet janë ushqyer me mitin e egos së tyre të urrejtjes ndaj tjetrit, e lakmisë, të dominimit mbi tjetrin.

Secili individ apo secila shoqëri e rajonit ballkanik e ka të ndërtuar identitetin e vetë në gënjeshtrat satanike, duke e ngrit vetën dhe etninë e vetë, mbi të tjerët si më superiore, dhe duke u krenuar kur etnisë tjetër i shkakton të këqija me besimin e heroizmit të vetë kombëtar, e bazuar në formimin e besimit të tyre, me bindjen e të vërtetës së tyre absolute të marr si ushqim shpirtëror dhe identitet kombëtar nga religjioni i tyre se po bëjnë më të mirën ndaj kombit të tyre duke u bindur se po i shërbejnë të vërtetës së tyre ndaj Zotit ,kur të tjerët siç mendojnë ata, janë gabim.

Dhe a janë të gjitha këto gënjeshtra e doktrina të tyre të instaluara në shkolla,institucione drejtuese e religjione të ndërtuara edhe në identitetin e tyre njerëzor e kombëtar,nga edhe janë të ushqyer me lansimin e urrejtjes ndaj të tjerëve, me bindjen se të gjithë të tjerët, janë kundërshtar ndaj të vërtetës absolute të konceptuar në vetën e tyre si hyjnore brenda identiteti të vetë shoqëror e kombëtar. Dhe nga kjo e vërtetë e kuptuar si hyjnore, por në të vërtetë është satanike,rajoni i Ballkanit nga koncepti i urrejtjes i mbuluar nga lavdia e krenarisë kombëtare kanë shpërthyer për gjatë fazave të ndryshme historike , luftëra ballkanike ,vrasje , shkatërrime, e të cilat sollën shkatërrime të vlerave shoqërore e njerëzore.

Nga këto rrethana, dhe shumë faktorë të tjerë , përsëri shoqëria e kombeve ballkanike ,sot po jeton me urrejtje,grindje e konflikte ,ku të mirës i përgjigjen me të keqen, e keqja brenda shoqërisë kuptohet si vlerë e e arritur njerëzore. Ndërsa, e mira që duhet të mbështet, dhe e cila sot fatkeqësisht nuk gjen mbështetjen nga masat shoqërore,ku sot popujt dhe vendet qeverisen nga e keqja e mbështetur dhe përkrahur nga shoqëritë e atyre vendeve ,me bindjen dhe besimin se po përkrahin të mirën. Ku në ato vende dhe shoqëri janë krijuar marrëdhënie devijonte ndaj sistemit të vlerave pozitive të shoqërisë. Tani, rajoni i Ballkanit është para kaosit të vlerave shoqërore e njerëzore ,ku e mira gjykohet si e keqe,ndërsa e keqja mbështet e avancohet.

Kur në shoqëri të këtyre vendeve nga e keqja e formuar brenda vetë individit është e përhapur dhe mbështetur dhe e përkrahur, dhe e nxitur,në familje,lagje,shkollë,e bashkësi qendrore , ku nga kjo reflektohen pasojat e shkaktuara me viktima në njerëz , si rasti i nxënësve në shkollën në Beograd, i shkaktuar nga vetë nxënësi me viktima të bashkëmoshatarëve dhe mësimdhënësve e personelit shkollor,një ditë më vonë nga i riu në rajonin e Kragujevcit i vrasjeve dhe plagosjeve. Rasti i vrasjes makabre i të nënës shkaktuar nga i biri me prerje të kokës në mënyrën më trishtuese, tregojnë ,se ku mund të shkoj e keqja kur ngulitet brenda qenies së individit dhe shoqërisë si tërësi,dhe kjo e keqe e përhapur madovisht në masën shoqërore edhe të përmasave botërore, reflekton si normale.

Edhe librat e shenjta fetare ,si Bibla dhe librat të tjera,fundin e botës e paraqesin ,kur shoqëritë njerëzore, mësohen të jetojnë me të keqen, dhe kjo ju duket se është normale. Tani siç duket tek shoqëria ballkanike, madje ajo më e gjerë ,të jetuarit me të keqen është normale,ndërsa të mendohej për të mirën dhe të bësh të mirën në shoqërinë e kohës së fundit nuk është normale, dhe shtrohet pyetja, a po jetojmë në kohën e APOKALIPSIT ku edhe luftërat,sëmundjet, vdekjet,urrejtja është normale,kurse, të jetuarit në dashuri, dhe ndershmëri e në kuadër të virtyteve të mirëfillta njerëzore, vlerësohet si "jo normale"?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".