Sevilla kualifikohet në finale të Ligës së Evropës, e ka e eliminuar Juventusin

  • S.A /
  • 19 May 2023 - 08:26
Sevilla  kualifikohet në finale të Ligës së Evropës,  e ka e eliminuar Juventusin

Sevilla është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës, pasi që spanjollët mposhtën Juventusin, pas vazhdimeve, me rezultat 2:1 për ta arritur  kështu finalen e madhe të Budapestit, transmeton "Kosova Sot Online".

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Ishte Dusan Vlahovic që realizoi në minutën e 65-të të ndeshjes, për ta kaluar “Zonjën e Vjetër” në epërsi.

Por, rezultati u barazua pas gjashtë minutave kur Suso realizoi.

90 minutat nuk mjaftuan për ta përcaktuar finalistin dhe u nevojitën edhe vazhdimet.

Pas 5 minutave, Lamela realizoi për ta kaluar Sevillën në epërsi, e që në fund doli të ishte goli i kualikimit në finale. Aty, Sevilla do të përballet me Romën, që e eliminoi Bayer Leverkusenin.

(Kosova Sot Online )