Granit Xhaka po largohet nga Arsenali, është shumë pranë Bayer Leverkusenit

  • S.A /
  • 19 May 2023 - 08:54
Granit Xhaka po largohet nga Arsenali, është shumë pranë Bayer Leverkusenit

Granit Xhaka pritet që të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror, transmeton "Kosova Sot Online ". Mesfushori nga Kosova nuk do ta vazhdojë kontratën me “Topçinjtë” dhe ka një ofertë nga Gjermania.

Bayer Leverkusen është në bisedime për të nënshkruar me Xhakën dhe marrëveshja është shumë pranë arritjes. Sipas të gjitha gjasave, Leverkusen do të paguajë 15 milionë euro për mesfushorin që luan për Zvicrën.

(Kosova Sot Online