Denveri e fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Los Angeles Lakers

  • S.A /
  • 19 May 2023 - 11:17
Denveri e fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Los Angeles Lakers

Ekipi i Denverit ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Los Angeles Lakers, transmeton "Kosova Sot Online ". Nuggets triumfuan 108:103 ndaj Lakersave të LeBron James, duke shkuar në 2:0 me fitore.

Lakers e nisën mirë ndeshjen, duke avancuar me pesë pikë epërsi pas pjesës së parë.

Por, Denver pati paraqitje fantastike në çerekun e fundit duke e përmbysur rezultatin dhe duke e fituar ndeshjen. 

(Kosova Sot Online )