Muriqin në Turqi po e pret rivali i Fenerbahçes

  • S.A /
  • 19 May 2023 - 12:39
Muriqin në  Turqi po e  pret rivali i Fenerbahçes

Vedat Muriqi mund të rikthehet në futbollin turk. Ylli kosovar po luan me sukses në dy sezonet e fundit në La Liga, por mediat turke raportojnë se “Pirati” mund të luajë në Superligën turke në sezonin e ardhshëm. Ish-futbollisti i Gençlerbirligit, Rizesporit dhe i Fenerbahçes mund të përfundojë tek një tjetër klub nga Stambolli.

Komentatori turk i sportit, Serkan Korkmaz insiston se 28 vjeçari do të rikthehet në Turqi nga edicioni i ardhshëm dhe se mund të përfundojë në Galatasarat.

“Me shumë gjasë, Vedat Muriqi do të luajë në Galatasarat sezonin e ardhshëm”, ka thënë Korkmaz në një program direkt.

Muriqi i ka zhvilluar 33 ndeshje me Mallorcan këtë sezon, ndërsa ka qenë titullar në 31 prej tyre.

Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 14 gola dhe i ka bërë 4 asistime deri tash në këtë sezon.

Para se ta blinte Peja, Muriqi e pati një eksperiencë të pasuksesshme në Lazio.

Atë e duan edhe klube nga La Liga, Serie A e Premierliga.

Mbi të gjitha, interesim më serioz për sulmuesin shtatlartë ka shfaqur Sevilla.

(Kosova Sot Online )