FC Iliria e fiton Kupën e katërt në histori pas një ndeshjeje spektakolare në Zvicër

  • S.A /
  • 20 May 2023 - 09:40
FC Iliria e fiton Kupën e katërt në histori pas një ndeshjeje spektakolare në Zvicër

Futboll me zemër, a do të dëshironit diçka më shumë: 4:4 pas 90 minutash dhe 5:4 pas vazhdimeve.

Më pas, portieri Nicola Trittibach u bë hero i finales spektakolare së Kupës me tri pritje të penalltive për t’ia siguruar trofeun e më të mirit ekipit shqiptar FC Iliria në Zvicër në duel me skuadrën Subingen, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ishte finalja “e çmendur” përpara një numri impresionues prej 3000 spektatorëve në Balsthaler Moos.

FC Iliria kishte triumfuar në Mal Solothurner Cupsieger në vitet 2016, 2019 dhe më 2021, para suksesit të fundit që e arriti në futbollin zviceran, shkruan mediumi zviceran “solothurnerzeitung”.

Kapiteni Alban Jahiu ishte prezent në katër sukseset e klubit shqiptar të Zvicrës në Solothunrner Adler.

Ishte pikërisht ai që e ngriti lart trofeun e më të mirit.

Trajneri Vilson Dedaj është në qiellin e shtatë pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm pasi atij dhe ekipit iu shpërblye puna, djersa, mundi dhe sakrifica e bërë.

“Është shumë e vështirë t’i shprehësh emocionet me fjalë. Është një përzierje e lehtësimit, e lumturisë dhe e e krenarisë së madhe. Jam krenar me paraqitjen e lojtarëve të mi dhe jam krenar që mund ta drejtoj këtë ekip”, deklaroi fillimisht trajneri i ekipit shqiptar.

“Ne e merituam fitoren. U rikthyem nga 0:2 dhe më pas në vazhdime nga 4:5. Gjuajtjet e penalltive janë punë fati. Por, ‘Tritti’ u shfaq në mënyrë sensacionale me pritjet e tij”, përfundoi trajneri Vilson Dedaj pas finales së “Solothurn Cup Final”.

(Kosova Sot Online )